Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar sot ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Qemajl Minxhozi.
Ministri Maqedonci, në një postim në Facebook, tha se është shumë mirënjohës për kontributin e ambasadorit gjatë mandatit të tij në Republikën e Kosovës, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes
“Ishte kënaqësi të takoj sot Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, z.Qemajl Minxhozi.
Shumë mirënjohës për gjithë kontributin e ambasadorit gjatë mandatit të tij në Republikën e Kosovës, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, në ngritjen e bashkëpunimit bilateral sa i përket trajnimit dhe edukimit të ushtarakëve që gjatë kësaj periudhe është dyfishuar. Bashkë jemi më të fortë!”, shkruan Maqedonci.