Futbollistët, stafi dhe tifozët e San Marinos ka bërë një festë të çmendur pasi realizuan gol ndaj Danimarkës për ta barazuar rezultatin 1:1.
Alessandro Golinlucci në minutën e 61-të shënoi pas një topi të devijuar nga mbrojtja daneze për rezultatin 1:1.
Është një nga golat e rrallë që shënon San Marino dhe veçanërisht një të tillë sonte e shënoi ndaj kombëtares që renditet e 18-ta në ranglistën e FIFA-s.
San Marino s’kishte shënuar gol që gati 1 vjet. E kishte bërë në një miqësore ndaj Saint Lucias. Kombëtarja modeste s’ka regjistruar fitore me vite të tëra.
- Advertisement -
Ishte goli i parë edhe në grupin kualifikues për Euro 2024 pas tetë ndeshjeve.