Sylvinho eksperimenton, por fiton. Me 6 ndryshime në raport me sfidën e fundit, një rotacion thuajse i plotë, por sërish, Shqipëria jo vetëm që nuk stonon, por shfaqi një ekip solid, dominoi dhe fitojë pastër 2-0 përballë Bullgarisë. Kuqezinjtë kishin kontrollin total të lojës, por rasti i parë i pastër erdhi në minutën e 33-të, ku Muçi përfitoi fillimisht nga një gafë e portierit, por pa mund të dërgojnë topin në rrjetë.
Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 40-të, kuqezinjtë arritën të gjenin rrugën e rrjetës me një aksion model. Uzuni futi një top të bukur në zonë, aty ku Laçi shumë pranë vijës fatale tundi rrjetën. Historia nuk ndryshoi shumë as me fillimin e pjesës së dytë, ku Shqipëria kishte kontrollin e lojës, por në minutën e 52-të, Jasir Asani shpërdoroi një rast të pastër për të mbyllur llogaritë, por kërkoi zgjidhje personale duke mos shërbyer për Uzunin.
Për të hipotekuar këtë fitore mendoi Erenst Muçi. Ylli kuqezi me një goditje fantastike nga distanca realizoi një super gol duke e kthyer në festë këtë test miqësor, muaji tetor do të kujtohet gjatë për spektaklin e dhuruar nga djemtë kuqezi.