Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka kërkua për presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, që të dënojë sulimin terrorist të 24 shtatorit në Basnjkë.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të gjitha mosmarrëveshjet t`i zgjidhin në procesin e dialogut.
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, presidenti francez ka folur për ribashkimin e Evropës
“Ne ndjekim me shumë vigjilencë tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit. Franca dhe Gjermania kanë bërë një propozim që unë mendoj se është i fort dhe i mirë dhe presim që të respektohen nga të dyja palët. Mendoj që është përgjegjësi e z. Vuçiq që t`i dënojë prerazi aktet e 24 shtatorit. Sepse kontribuon në kthimin e qetësisë në kufi dhe me pas në etapat e ardhme. Ajo çka presim nga autoritet kosovare dhe serbe është e thjeshtë: riorganizimi i zgjedhjeve në komunat ku këto u bënë në kushte të papërshtatshme, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje dhe institucione, njohjen e asociacionit të komunave serbe nga autoritete kosovare”, ka thënë ai.