Komisioni Disiplinor i UEFA-s, tashmë ka marr vendimin lidhur me ndeshjen Crvena Zvezda-Yong Boyit e Zvicrës për thirrje diskriminuese të tifozëve.
Ndonëse UEFA nuk e ka saktësuar se për cilat sjellje diskriminuese bëhet fjalë, megjithatë, ishte raportuar se në stadium kishte thirrje nga tifozët serbë “Kosova është Serbi”
Komisioni Disiplinor i UEFA-s e ka dënuar Crvena Zvezdën e Beogradit, e cila në ndeshjen e ardhshëm duhet të luaj me të paktën 10 mijë vende të zbrazëta në stadium si dhe klubi serb është gjobitur me 40 mijë euro.
Gjithashtu klubi serb është gjobitur edhe me 22 mijë për shkak të bllokimit të rrugëve publike.