Presidenti francez Emanuel Macron zhvilloi sot për herë të parë një takim me homologun e tij, Bajram Begaj në Presidencë.
Pas nënshkrimit të librit të të ftuarve brenda në Presidenvë, dy presidentët zhvilluan një takim i cili zgjati gati 30 min.
1 orë pas mbërritjes së Macron, presidenti francez është pritur me ceremoni në Pallatin e Brigadave, ku i dorëzoi shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, dekoratën më të lartë të Republikës së Francës “Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit”.
Theksojmë se gjatë punimeve të Samitit të djeshëm, presidenti francez mungoi pasi shtyhu vizitën e tij me disa orë, edhe pse më herët e kishte konfirmuar pjesëmarrjen.
- Advertisement -
Bëhet me dije se shkak i shtyrjes u bë një sulmi terrorist në Arras (Francë) ku mbeti i vrarë një mësues dhe për shkak të situatës në Lindjen e Mesme. Vizita e Macron është historike, pasi është hera e parë që një president francez viziton zyrtarisht Shqipërinë. NOA.AL