Një i dyshuar është qëlluar me armë zjarri në një kafene në zonën Schaerbeek të Brukselit. Sipas informacioneve fillestare nga mediet belge, i qëlluari duhet të jetë personi i dyshuar për aktin terrorist.
Gjendja e të dyshuarit dhe identiteti i tij aktualisht është ende i paqartë. Autoritetet belge konfirmojnë për mediet suedeze se një person është qëlluar, por jo nëse është autori i dyshuar, transmeton RTKlive.
“Fillimisht u raportua se i dyshuari kishte vdekur. Më pas u njoftua se personi është ende gjallë”, ka deklaruar ministrja e Brendshme belge, Annelies Verlinden.
“Personi që u qëllua, duhet t’i jetë gjetur edhe arma e përdorur në krim”, citohet të ketë thënë ajo.
- Advertisement -
Mësohet se një dëshmitar e ka parë personin në një kafene dhe ka lajmëruar policinë, sipas informacioneve fillestare, ka pasur të shtëna si nga i dyshuari, ashtu edhe nga policia.
Aktualisht policia po punon për identifikimin e të qëlluarit, duke përdorur, ndër të tjera, edhe shenjat e gishtave.