Mesfushori kosovar i Zvicrës, Granit Xhaka ka vendosur rekord të ri në Kombëtaren e Zvicrës.
Ylli i Bayer Leverkusenit, të dielën regjistroi ndeshjen e 118-të me fanellën e Zvicrës, duke arritur lojtarin zviceran, Heinz Hermann.
Xhaka përmes llogarisë së tij në Instagram, është shprehur shumë i lumtur me këtë arritje.
Ai i ka falenderuar të gjithë ata që kanë mbështetur deri tek ky sukses.
- Advertisement -
“Çfarë nderi i jashtëzakonshëm të bëhesh rekordmen në Kombëtare bashku me të madhin Heinz Hermann. Një falenderim i madh për të gjithë njerëzit që më kanë mbështetur. Familja, miqtë, trajnerët, stafi dhe shokët e skuadrës. Pa ju nuk do të ishte e mundur të arrinim 118 paraqitje për Zvicrën. Dhe një falenderim i veçantë për fansat. Është gjithmonë një privilegj i madh të luash për Zvicrën dhe para teje”, ka shkruar Xhaka.