Anëtari i bordit të Real Madridit, Jose Manuel Otero Lastre, ka inkurajuar Kylian Mbappe që të bashkohet me Jude Bellingham në “Santiago Bernabeu”.
Bellingham ka shkëlqyer që nga ardhja në Madrid në qershor nga Borussia Dortmund dhe tani Lastre dëshiron që Mbappe ta ndjekë shembullin e tij. Francezi është lidhur shumë me një kalim te “Los Blancos” kur kontrata e tij me Paris Saint-Germain të mbarojë në fund të sezonit.
“Shpresoj që Mbappe të ketë të njëjtin mendim si Bellingham. Unë besoj se ai do të vijë. Madridi garanton siguri, një seriozitet që sjell rezultate. Besoj se ai do të thotë ‘po’ kur të jetë lojtar i lirë. Mbappe ka lindur për të luajtur për Real Madridin”.