Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën seancë pikë e rendit të ditës do të jetë “Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare për Policinë e Kosovës”.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, përmes një shkrimi në rrjetet sociale, tha se këtë seancë e kanë thirrur për ta miratuar rezolutën e cila, sipas tij, është në shërbim të Policisë së Kosovës, forcimit dhe mbështetjes së tyre.
Ai ka ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që të enjten, me votën e tyre, të dëshmojnë se e mbështesin dhe janë me Policinë e Kosovës.