Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, ka takuar homologun e saj nga Letonia, Krisjanis Karias, shteti i të cilit mban aktualisht Presidencën e Këshillit të Evropës.
Ministrja Gërvalla, ka bërë të ditur se me të diskutoi për aplikimin e Kosovës në KE dhe për sigurinë në rajon, derisa tha se ka kërkuar sanksionimin e Serbisë.
“Mirënjohës për bisedën e hollësishme me ministrin e Jashtëm të Letonisë Krisjanis Karias. Diskutuam për aplikimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe çështjet thelbësore të sigurisë në rajon. U kërkua për veprime kolektive, përfshirë sanksionet e BE-së, në përgjigje të agresionit të Serbisë kundër Kosovës”, shkroi Gërvalla.
Për këtë takim ka njoftuar edhe ministri i Letonisë.
- Advertisement -
“Takimi kuptimplotë me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Donika Gërvalla. Temat kryesore të diskutimit, situata e sigurisë rajonale dhe aspiratat e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Letonia mbështet ofertën e Kosovës për KiE, pasi vendet me të njëjtin mendim duhet të qëndrojnë së bashku”, ka shkuar ai në platformën ‘X’.