Trajneri i Real Madridit Zinedine Zidane thotë se po vazhdon ta shijojë kohën me familjen dhe s’është në negociata me asnjë klub.
Tashmë janë bërë disa vite që kur tekniku francez u largua nga Real Madrid, duke qenë agjent i lirë në pritje të kombëtares së Francës.
Në një intervistë së fundmi për ‘Sky’, Zidane tha se s’ka ende asnjë lajm të ri dhe të shohim se çfarë e pret e ardhmja.
“Nuk ka lajme të reja, asgjë për momentin. Jam duke shijuar kohën me familjen dhe të shohim se çfarë do të ndodh në të ardhmen”.
- Advertisement -
“Gjithmonë ka spekulime për derisa do të vazhdojë punën si trajner, të shohim”.
Ndërkohë, Zidane mbetet trajneri i vetëm në histori që ka fituar tre tituj radhazi të Ligës së Kampionëve.