Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha, të premten pasdite ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e tetorit.
Dardanët më 12 tetor luajnë në udhëtim te Andorra, derisa tri ditë më vonë në “Fadil Vokrri’ sfidojnë Izraelin.
Risi e listës së strategu slloven janë dyshja e Ballkanit, Lumbardh Dellova dhe Qëndrim Zyba si dhe Shkëlqim Vladi i klubit zviceran, Lugano.
Grumbullimi i Kombëtares sonë, do të nis ditën e hënën.