Ministria e Mbrojtjes tash e disa ditë ka hapur konkursin për pranimin e kadetëve të rinj në Akademitë Ushtarake të SHBA-së. Ky konkurs do të jetë i hapur deri më 8 tetor.
Ministria e Mbrojtjes do të bëjë nominimin e gjashtë kandidatëve prej të cilëve një kandidat do të përzgjidhet për të studiuar në Akademinë e Forcave Ajrore si dhe nominimin e gjashtë kandidatëve tjerë, prej të cilëve një kandidat do të përzgjidhet për të studiuar në Akademinë Ushtarake të SHBA-së. Kandidatët e nominuar nga Ministria e Mbrojtjes do të testohen mëtejshëm nga akademitë përkatëse ushtarake në SHBA. Kandidatët duhet të jenë të moshës 18 vjeç dhe të mos kenë kaluar ditëlindjen e 23-të në ditën e fillimit të vitit akademik (1 korrik 2024);
Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit online:
Linku: