Sot, ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, në bashkëpunim me KQPZH dhe Policinë, kanë lokalizuar mbetjet mortore të një individi në lagjen Matiçan në Prishtinë, të cilat dyshohet se i takojnë kohës së luftës.
Kështu ka njoftuar sot ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila ka thënë se mbetjet do t’i nënshtrohen ekzaminimeve, transmeton Zeri.info.
“Mbetjet skeletore do të dergohen në IML ku do t’i nënshtrohen ekzaminimeve shtesë me qëllim të identifikimit. Në vendin e njëjtë gjatë muajit maj në të njëjtin vend ishin gjetur mbetjet mortore edhe të një individi. Ndërsa sot gjatë tërë ditës kanë vazhduar gërmimet në Bishtazhin të Gjakovës”, ka shkruar Haxhiu. /Zëri