Dy qytetarë kishin tentuar ta dërgojnë në Gjermani një çantë plotë me armë me një autobus të linjës ndërkombëtare, por paraprakisht ishin hetuar nga pronari i agjencisë turistike, i cili edhe kishte lajmëruar policinë. E kjo e fundit kishte arrestuar të dyshuarit për veprën penale “ Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.
“Me datë 04.10.2023, rreth orës 06:30, policia është njoftuar nga pronari i një agjencie turistike, se ka pranuar një çantë nga dy qytetarë për ta transportuar në Gjermani me autobus, i njëjti e ka hapur çantën në prezencën e personave të cilët e kishin sjellë atë, ku edhe kishte vërejtur një armë. I njëjti menjëherë ka lajmëruar policinë, me të vërejtur se dëshmitari është duke lajmëruar policinë, njëri nga të dyshuarit ka ikur nga vendi i ngjarjes”, njofton policia.
![](https://kospress.net/wp-content/uploads/2023/10/1111111111111-768x1024.jpg)
Njësitet relevante të Stacionit Policor Klinë, sipas njoftimit, menjëherë kanë dalë në vendngjarje ku ka arrestuar njërin nga të dyshuarit.
“Gjatë kontrollit në çantë janë gjetur dhe sekuestruar: Tetë armë pistoleta Zoraki 7.65mm; 8 karikator të armëve Zoraki; 11 fishekë kal: 7.65mm dhe; 10 fishekë 6.35mm”, njofton policia.
- Advertisement -
Për rastin, sipas njoftimit, është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar që të bëhet kontrolli i shtëpive të personave të dyshuar, ndërsa pas bastisjes në shtëpitë e të dyshuarve nuk është gjetur diçka e dyshimtë, mirëpo është arrestuar edhe personi i dytë.
Pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë.