Deri më tani janë arrestuar tetë persona, për sulmin terrorist ndaj policisë së Kosovës të dielën në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrim Bunjaku.
Deri më tani janë arrestuar tetë persona, për sulmin terrorist ndaj policisë së Kosovës të dielën në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrim Bunjaku.
Në njoftimin e policisë thuhet se në manastir është gjetur edhe një helmet e Policisë së Kosovës e cila është marrë nga vendi i ngjarjes ku është vrarë rreshteri Bunjaku.
Po ashtu, aty janë gjetur edhe dy armë të gjata AK 47.
- Advertisement -
Mjetet e konfiskuara me 25.09.2023 përbëjnë një veturë rëndë të blinduar, dy vetura dhe një makineri e rëndë (bager), të cilat kanë qenë të mbushura me sasi të madhe e që kryesisht përbëjnë:
• një armë e kalibrit të rëndë (lansues me nitro 30 mm),
• tri armë të kalibrit të rëndë (gulinov me tri tyta),
• dy armë të gjata (mitraloza),
• një snajper (black spear 12.7mm),
- Advertisement -
• një minahedhës (82 mm),
• njëzet e dy armë të gjata (AK 47),
• një automatik (RPZ),
- Advertisement -
• dy pushkë gjuetie,
• dy armë të shkurta (revole),
• një granatë dore,
• shtatëdhjetë e katër karikatorë për AK 47,
• nëntë jelekë antiplumb,
• një radiolidhje,
• tetë çanta ushtarake,
• gjashtë uniforma ushtarake.