Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nata ka qenë normale dhe e qetë. Ndërkohë ne udhëkryqin e fshatit Banjskë po vazhdon të qëndroj Policia e Kosovës.
Gazetarët nuk janë lejuar që te hyjnë në ketë pjesë të fshatit ku është edhe Manastiri i Bajnskës.
Policia e ka në kontroll gjithë perimetrin edhe të Manastirit në Banjskë të Zveçanit, por edhe të gjithë fshatit për shkak të pranisë së madhe të saj.
Dje në Banjskë, disa persona të armatosur kanë sulmuar policinë e Kosovës, duke e lënë të vdekur një polic, një të plagosur dhe dy të lënduar.
- Advertisement -
Rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë i komunës së Vushtrrisë, vdiq nga plagët e marra në sulm, konfirmuan autoritetet.
Policia e Kosovës është sulmuar me arsenal armësh, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur.
Policia ka bërë të ditur se janë vrarë tre sulmues dhe janë arrestuar gjashtë prejt tyre.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar të dielën se gjashtë persona janë ndaluar pë 48 orë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe dyshohen për disa vepra penale. Një nga to është për vepra terroriste.
“Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, janë veprat për të cilat dyshohen të arrestuarit.
- Advertisement -
Në njoftimin e saj të fundit, Prokuroria ka njoftuar se në aksionin e së dielës janë sekuestruar automjete të mbushura me sasi të konsiderueshme të armatimit të llojeve të ndryshme.
Policia e Kosovës ka konfiskuar qindra armë dhe municione, duke përfshirë pajisje të rënda ushtarake si mitralozë, granata e të tjera.