Është vrarë një policë dhe një tjetër është plagosur në orët e hershme të mëngjesit në veri të vendit, ka bërë të ditur për RTK-në, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Polici i vrarë është A.B., me gradën rreshter, kurse i plagosuri është pjesëtar i policisë kufitare.
Rasti ka ndodhur në fshatin Banjskë në veri. Raportohet se persona të uniformuar e kanë bllokuar rrugën Mitrovicë- Leposaviq me dy kamionë, dhe kanë shtënë në drejtim të automjetit policor.
Polici i vrarë dhe i plagosuri janë dërguar në spitalin e Mitrovicës.
- Advertisement -
Polici i vrarë në veri është dërguar pa shenja jete në e Spitalin e Mitrovicës, kanë konfirmuar jozyrtarisht nga Emergjenca e Spitalit. Në afërsi të Spitalit në Mitrovicë po qëndrojnë forca të Carabinierëve.