Ish-përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Catherine Ashton, tha në Prishtinë se rruga më e mirë që Kosova të ecë përpara gjithmonë do të marrë kohë dhe do të jetë e vështirë, raporton RTKlive.
“Unë gjithmonë do ta potencoj me optimizëm se kjo punë duhet të jetë e palodhshme për njerëzit e Kosovës sepse bëhet fjalë për të ardhmen e gjeneratave të reja dhe atyre që po rriten, madje edhe e ardhmja e rinisë që ende s’i njohim. Diçka që unë gjithmonë e kam besuar është që diçka mund të arrihet me shumë punë dhe me kuptueshmëri të asaj që po ndodh”, tha Ashton.
Ashton e cila ka qenë ndërmjetësuese e dialogut më herët, ka folur për vështirësitë që ka pasur në këtë proces. Sipas saj negociatat për arritjen e marrëveshjes në vitin 2013 kanë qenë të ndërlikuara, por më sfidues sipas saj u bë pastaj implementimi.
Sipas saj BE-ja dhe SHBA-ja në vazhdimësi kanë punuar së bashku, esencialisht partneriteti ynë vazhdon të ecë përpara.
- Advertisement -
“Veçanërisht për njerëzit këtu. Kur shikon të arrish diçka për të ardhmen duhet të shikosh domosdoshmërisht të shkuarën, të respektosh vuajtjet e tyre. Ky është lidership, por është vështirë të gjendet sot. Në atë kohë e kam hasur këtu dhe në Serbi, jo vetëm nga njerëzit në takime, por që ka rëndësi të madhe në atributin ndaj të shkuarës.”, tha Ashton.
Kurse ambasadori Philp Reeker, ish zyrtar i lartë i ShBA-ve, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi do t’i ofrojë më shumë siguri dhe zhvillim Ballkanit Perëndimor.
“Ne shohim sukses kur shohim dy palë që duan të arrijnë sukses, ndonëse e dinë sa e vështirë është. Kjo është çka diplomacia është. Më kujtohet çka Madaline Albright më thoshte e që është se diplomacia i ka tri këmbë; aspektin politik, ekonomik dhe atë të vlerave dhe principeve apo vlerave tona, dhe duhet menduar për të tirat ato, në vend që të tregohemi dogmatikë. Balancimi i emocioneve të tyre, dhe i aspekteve të tjera me një qëllim për të arritur një të ardhme të ndritshme. Kjo është e gjitha pjesë e ekuacionit, të synohet një e ardhme më e mirë për gjeneratat që do vijnë në një botë sfiduese. Në dallimet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit mund të shihni sfidat e njëjta, por edhe të luftuarit për një të ardhme më të mirë”, tha Reeker.