Shqipëria marshon drejt objektivit për të prekur për të dytën herë në histori finalet e kampionatit Europian.
Kombëtarja kuqezi ndodhet në një nga momentet më të rëndësishme, teksa të dielën në orën 20:45 do të luajë një nga përballjet më deçizive në këtë edicion kualifikuesesh. Skuadra e Sylvinhos do të presë Poloninë në “Air Albania”, rivalin e vetëm që në gjysmën e parë të kualifikueseve ka mundur të marrë pikët të plota ndaj kuqezinjve, në ndeshjen e luajtur në Varshavë.
Megjithatë, kuqezinjtë ndodhen në vendin e dytë me një pikë më shumë se polakët dhe vijnë të entuziazmuar pas pikës së marrë në Pragë ndaj kryesuesve të grupit, Çekisë. Një udhëkryq shumë i rëndësishëm që mund të lehtësojë ndjeshëm llogaritë e kualifikimit për në finalet e europianit, nëse kuqezinjtë do të marrin 3 pikët në këtë sfidë.
Stadiumi i kryeqytetit pritet të kthehet në një “vullkan të nxehtë”, pasi të gjitha biletat janë shitur prej kohësh. Besimi është i lartë se këtë herë ndaj Polonisë në fund do të jenë kuqezinjtë ata që do të festojnë, teksa synohet me çdo kusht një rezultat pozitiv.
- Advertisement -
Sylvinho nuk do të ketë të gatshëm vetëm Qazim Lacin, i cili ka lënë grumbullim, ndërkohë që gjendja e ekipit është mjaft e mirë dhe të gjithë të tjerët janë të gatshëm për të dhënë maksimumin, për aq kohë sa do t”u jepet mundësia.
Një moment që të gjithë në kampin kuqezi e dinë mirë se vlen shumë, pasi luhet një nga sfidat që në llogaritë e kualifikimit mund të vlejë shumë më shumë, pasi përballë kemi një nga kundërshtarët direkt.
Kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024”, vazhdojnë, ku përveç Shqipëri-Poloni, luhen edhe 8 sfida të tjera interesant.
Në Grupin E ku ndodhet edhe Kombëtarja jonë, luhet Ishujt Faroe-Moldavi. Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi në barazim 1-1, teksa moldavët shpresojnë se mund të shkruajnë historinë për t’u kualifikuar në finalet e një kampionati Europian pas përmbysjes që i bënë Polonisë.
Një tjetër duel interesant është ai mes Irlandës dhe Holandës në Grupin B, me “Tulipanët” që kërkojnë fitoren e radhës për t’u afruar akoma dhe më shumë me kualifikimin, teksa në këtë grup luhet edhe Greqi-Gjibraltar.
- Advertisement -
NDESHJET:
GRUPI B
GREQI – GJIBRALTAR 20:45
- Advertisement -
IRLANDË – HOLANDË 20:45
GRUPI E
ISHUJT FAROE- MOLDAVI 18:00
SHQIPËRI – POLONI 20:45
GRUPI G
MALI I ZI – BULLGARI 18:00
LITUANI – SERBI 20:45
GRUPI H
KAZAKISTAN – IRLANDË E VERIUT 15:00
FINLAND – DANIMARKË 18:00
SAN MARINO – SLLOVENI 20:45