Në Gjykatën e Hagës dëshminë në procesin e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe të tjerëve po e vazhdon Frederick Abrahams, i cili është zyrtar i organizatës Human Rights Watch.
Ai po intervistohet nga Ben Emmerson, avokat i Kadri Veseli.
Emmerson tha se raportet e dëshmitarit janë vetëm një riciklim i lajmeve serbe.
Zyrtari i Human Rights Watch, po dëshmon për raportet që ai dhe kolegët e tij i kishit përgatitur në periudhën e luftës në kuadër të punës të kësaj organizate.
Në seancë u tha se ato raporte kishin cituar Qendrën për të Drejtën Humanitare në shkrimet ku burim ishin mediat serbe.
- Advertisement -
Dëshmitari Abrahams deklaroi se se Human Right Watch kishte të njëjtën metodologji pune me Qendrën për të Drejtën Humanitare (Humanitarian Law Center).
Avokati britanik i Kadri Veselit, paraqiti dokumentet ku shihet burimi i raporteve të Human Right Watch.
“Në të thuhet, të gjitha hulumtimet e kryera nga Qendra Humanitare në periudhën nga 1990-1999, të gjitha këto hulumtime kishin një metodologji të përbashkët me atë tonën…Ne sapo pamë këtë shembull të fundit ku ajo çfarë keni bërë ju nuk është asgjë tjetër veçse një riciklim i raporteve të lajmeve serbe në raportin tuaj”, tha Emmerson.