Çekia dhe Shqipëria do të ndeshen nesër mbrëma në Pragë, në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.
Të besuarit e brazilianit Sylvinho në Pragë kanë udhëtuar të motivuar dhe të përgatitur maksimalisht për fitore në mënyrë që të bëjnë hapin gjigant në garën për kualifikimin në Evropianin e ardhshëm.
Përzgjedhësi i Shqipërisë, sot në orën 17:15 do të mbajë konferencën për medie, një ditë para ndeshjes me çekët, derisa vetëm pak minuta më vonë do të mbahet stërvitja e fundit para duelit me Çekinë.
Shqipëria pas sfidës me çekët, do të përballet me Poloninë me 10 shtator në “Air Albania” një tjetër ndeshje e rëndësishme në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024.