Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë. Dorëzimin e kërkesë për vlerësimin e ligjshmërisë së këtij ligji e bënë drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi dhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.
Me këtë rast kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se kjo është ndërhyrje në kompetencat e komunave dhe se me këtë Ligj ato dëmtohen duke ua zvogëluar buxhetin.
Totaj ka theksuar se bashkë me kërkesë për ligjshmëri kanë kërkuar edhe masë sigurie për këtë Ligj dhe se presin nga Kushtetuesja që atë ta shpallë të kundërligjshëm.
Ky ligj parashihte faljen e 100 euro të tatimit në pronë për të gjithë qytetarët për vitin 2023.
- Advertisement -
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati e ka quajtur absurde dhe hipokrizi paralajmërimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës për dërgimin e Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme në Gjykatën Kushtetuese.