Filluan punimet në rregullimin e infrastrukturës për funkisonalizimin e:
- 🅿️Parkingut të madh në hyrje të Prishtinës.
- 🪵Tregut të drunjëve dhe lëndëve tjera djegëse, sepse nuk do të lejohen më tutje që këto produkte të shiten në zonën urbane, përkatësisht në zona të banimit në kryeqytet.
- 🚙Tregu i veturave nuk do të jetë më në Zonën Industriale në Fushë Kosovë por do ta zhvendosim pikërisht në këtë lokacion ku kemi filluar punimet, në Kodrën e Trimave.
- 🚘Autoshkollat do ta kenë lokacionin e veçantë. Ato do të zhvendosen nga “Stacioni i Autobusëve” në lokacionin i cili do të rregullohet në Kodrën e Trimave.
Komunikacioni do të ketë shumë lehtësime kur ta përmbyllim këtë projekt.
Së bashku me Drejtorin e Investimeve Kapitale, Krenar Xh Xhaferi dhe Drejtorin e Inspektoriatit të Kryeqytetit, Florian Dushi vizituam punimet të cilat tashmë vetëm se kanë filluar në realizimin e këtij projekti të madh.