Kampioni i botës në Formula 1, Maks Vershtapen po hetohet nga policia për tejkalim shpejtësie në rrugët e Monakos.
Piloti ishte duke udhëtuar me makinën e tij sportive Aston Martin Valkëri, një nga më të shpejtat në botë me një vlerë 2.5 mln euro, bashkë me shokun e tij Mark Koks.
Ky i fundit regjistroi videon, të cilën e hodhi në rrjetet sociale, e kjo solli shumë reagime.
Vershtapen shikohet duke kaluar limitin prej 90 km në orë në autostradën Nice Nord.
- Advertisement -
Policia e Monakos ka marrë pamjet dhe ka nisur hetimet në lidhje me shkelje të mundshme nga piloti i Red Bull.
Minimalisht Vershtapen rrezikon një gjobë për tejkalim shpejtësie.
Edhe Federata Ndërkombëtare e Automobilave po e ndjek me vëmendje rastin, pasi pilotët e F1 janë figura publike dhe duhet të jenë shembull për drejtuesit e tjerë.
Holandezi nuk ka komentuar në lidhje me incidentin, në pritje të vendimit të autoriteteve nga Principate për një penalizim të mundshëm.