Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Lajme > Zjarri e ka kapluar Greqinë dhe Spanjën, 16 qytete nën alarm tashme edhe në Itali
Lajme

Zjarri e ka kapluar Greqinë dhe Spanjën, 16 qytete nën alarm tashme edhe në Itali

Published 21/08/2023
Share
SHARE

“Ferri” nga moti ekstrem është rikthyer sërish në Europë. Temperaturat e larta janë regjistruar në Romë dhe Milano duke detyruar banorët dhe turistët që të kërkojnë mënyra për t’u freskuar, ndërsa vala e re e të nxehtit ‘Nero’, po godet Italinë. Sipas agjencive të meteorologjisë, temperaturat pritet që të shkojnë deri në 38 gradë celcius për të paktën 5 ditë radhazi në shumë zona të Italisë. Në të paktën 16 rajone është aktivizuar alarmi i kuq, me autoritetet që këshillojnë njerëzit të mos dalin në orarin e pikut të vapës.

 “Është shumë nxehtë edhe në Francë, por ne preferojmë që ta përballojmë atë në Itali, pasi kemi shumë për të parë. Roma është një qytet i mrekullueshëm dhe bukuritë që ne shohim e bën të nxehtin të përballueshëm”, tha Michel, turist nga Franca.

 “Është shumë nxehtë për mua, prandaj po vendos krem dielli. Në Gjermani nuk është edhe aq vapë, atje bie shi dhe ka stuhi. Nuk jam mësuar me këtë lloj moti dhe kam alergji nga dielli”, tha Nurzada Ulanbek, turiste nga Gjermania.

Vala e të nxehtit është quajtur ‘Nero’, sipas perandorit romak që u akuzua se nisi Zjarrin e Madh të vitit 64 pas Krishtit në Romë. Duke qëndruar te flakët, ato po vijojnë të jenë problematike në disa vende europiane. Vatra të shumta zjarri raportohen në pjesë të ndryshme të Greqisë, përfshirë në rajonin e Atikës ku gjendet dhe kryeqyteti Athinë. Mediat shkruajnë se një person ka humbur jetën, ndërsa janë shkrumbuar hektarë të shumtë pyje dhe tokë bujqësore.

- Advertisement -

Gjithashtu edhe në Spanjë në ishullin e Tenerifes, zjarrfikësit po luftojnë me flakët që po shkrumbojnë çdo gjë që u del para prej 6 ditësh. Zjarret kanë djegur deri më tani mbi 12 mijë hektarë pyje në parkun kombëtar që rrethon vullkanin Teide. Me mijëra persona raportohet të jenë evakuuar. /A2CNN

KosPress Portal 21/08/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Kuvendi në krizë funksionimi – dështimi më i ri
Lajme 02/06/2025
Fillojnë punimet për stadiumin e ri në Anamoravë, investim prej 12.8 milionë eurosh
Sport 30/05/2025
Berisha i papërmbajtshëm: Dy pritje, një gol dhe një trofe në Suedi
Sport 30/05/2025
Trafik armësh nga Kosova: 10 të arrestuar në Shqipëri pas operacionit policor
Lajme 30/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Lajme

Kuvendi në krizë funksionimi – dështimi më i ri

02/06/2025
Lajme

Trafik armësh nga Kosova: 10 të arrestuar në Shqipëri pas operacionit policor

30/05/2025
Lajme

Tentativa e 23-të dështon: Kuvendi i Kosovës ende pa u konstituar

29/05/2025
Lajme

Protestë në Veternik: Bizneset bllokojnë hyrjen me kamionë

29/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?