Deri në 44 herë, Leo Messi ka dalë në skenë për të marrë një medalje (trofe), çka e bën atë “mbretin” e futbollit profesionist. Ai ka ngritur shumë tituj të tjerë si kapiten gjatë viteve me Barcelonën dhe Argjentinë.
Së fundi, ylli argjentinas ishte caktuar për të ngritur Kupën e Ligës, pak më shumë se një muaj pas mbërritjes së tij tek Inter Miami. Shiriti i kapitenit iu dorëzua menjëherë atij jo me imponim, por me konsensus.
Dhe Messi u tregua kapiten, pa pasur nevojë për këtë. Kur ishte koha për t’ia çuar trofeun grupit për ta ngritur, argjentinasi e kishte të qartë se lavdia duhej të ndahej dhe thirri DeAndre Yedlin, kapitenin e mëparshëm, për ta ngritur kupën së bashku në qiellin e Nashville.
Një gjest përulësie, që tregon sa i madh si njeri është shtatë herë fituesi i “Topit të Artë”, lojtari që ka ndryshuar tërësisht jetën e kësaj skuadre të MLS.