UEFA ka gjobitur Tiranën për shkak të sjelljes së tifozëve në aventurën evropiane. Klubi bardheblu duhet t’i paguajë UEFA-s një gjobë prej 25 mijë e 620 eurosh, për sjelljet e papërshtatshme në sfidën e parë të turit të parë të Konferenc Ligë ndaj gjeorgjianëve të Dinamo Batumit në “Air Albania”.
Për fishekzjarret e hedhur në fushën e lojës, Tirana është gjobitur 17 mijë euro. Për hedhjen e objekteve në fushën e lojës është gjobitur 8 mijë e 620 euro. Ndërkohë, UEFA ende nuk ka marrë një vendim për ndeshjen ndaj Beshiktash, kur me siguri do të ketë edhe një gjobë tjetër pas trazirave me tifozët turq, ndonëse ishin këta të fundit që provokuan përplasjen.