Festivali “Etno Fest” tashmë ka përmbyllur edicionin e 13-të. Organizatorët kanë konfirmuar për RTK-në se sivjet për dallim nga çdo vit tjetër, interesimi i publikut ka qenë në nivelin më të lartë. Për 8 ditë me radhë, ky festival ka qenë një mundësi për njohje traditash dhe gërshetim të tyre me artin bashkëkohor.
Regjisori Fadil Hysaj, njëherët organizator i festivalit në një lidhje të drejtpërdrejtë në lajmet qendrore të RTK-së ka treguar atmosferën në natën përmbyllëse të edicionit të sivjetëm.
“Është festivali i 13-të me radhë, është periudha kur kemi jo vetëm dyfishim të programit, por edhe dyfishim të publikut. S’e kemi pritur këtë situatë, është gjendje ngazëllimi”, ka thënë ai.
Hysaj tutje ka treguar se i gjithë festivali është përpjekje për bashkim të së kaluarës tradicionale dhe të së ardhmes moderne.
- Advertisement -
“Ne jemi munduar me krijua një relacion mes artit bashkëkohor dhe kulturës tradicionale, për me krijuar një lidhje të këputur nga periudhat e më hershme…”, ka deklaruar profesori universitar.