Kosovë- Pas dorëheqjes së Armend Mehajt, nga sot Kosova ka një ministër të ri të Mbrojtjes. Mehaj i dorëzoi detyrën pasardhësit, që do të jetë koloneli Ejup Maqedonci, me një karrierë të spikatur ushtarake.
Para se të bëhej pjesë e FSK-së, në moshën 19-vjeçare Ejup Maqedonci iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë asaj kohe, ai ka shërbyer si Komandant i Batalionit të Parë të Brigadës 153 të Zonës Operative të Llapit.
Ai ka marrë pjesë në trajnime të ndryshe ndërkombëtare, si kolonel i FSK-së. Sa i takon kualifikimit profesional, Maqedonci ka përfunduar dy kolegje ushtarake dhe dy programe master në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Paraardhësi i tij në krye të ministrisë së Mbrojtjes u largua siç tha edhe kryeministri Albin Kurti “për arsye familjare”.