Juventusi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Serie A.
‘Zonja e Vjetër’ është treguar skuadër shumë e fortë në udhëtim te Udinese, duke e mposhtur bindshëm prej 0-3, në kuadër të javës së parë në elitën e futbollit italian.
Të përzgjedhurit e Massimiliano Allegri treguan performancë mjaft të mirë ndaj Udineses në hapje të këtij sezoni.
Chiesa (2’), Vlahovic (20’ nga penalltia) dhe Rabiot (45’).
- Advertisement -
Juve, e cila dështojë sezonin e kaluar, duket se këtë edicion është përgatitur maksimalisht në garën për titull të kampionit.