Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott ka reaguar pas lajmeve për rritjen e numrit të zyrtarëve serb që dhanë dorëheqje nga Policia e Kosovës.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Abbot ka shkruar se është në interes të komunitetit vazhdimi i punës së tyre pa asnjë frikësim.
“Unë ndaj shqetësimin se një numër i policëve serbë të Kosovës të saporekrutuar kanë dhënë dorëheqje. Është në interes të komunitetit që policia serbe e Kosovës të vazhdojë të punojë në veri të Kosovës dhe ta bëjë këtë pa frikësime të brendshme apo të jashtme. Është jetike që Policia e Kosovës t’i përfaqësojë komunitetet të cilat i policon dhe i mirëpres përpjekjet e qeverisë për ta bërë këtë rast”, ka shkruar ai.
Ky reagim erdhi pasi presidentja Vjosa Osmani, në konferencë për media në komunën e Klinës, theksoi se autori i vetëm i dorëheqjeve është Beogradi që i frikëson dhe shantazhon këta zyrtarë.