Lionel Messi ka shpjeguar festimet e tij të golave, të frymëzuara nga Marvel, në rastin e golave të shënuar me Inter Miami, pas depërtimit nëpër rutinat e “Thor”, “Black Panther” dhe “Spider-Man”.
Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” ka pasur një ndikim të menjëhershëm në SHBA, pas transferimit në Florida si lojtar i lirë. Messi ka shënuar 9 gola në 6 ndeshje, si dhe e ka dërguar skuadrën e tij në finalen e Kupës së Ligës, e para në histori për Inter Miami.
Kësisoji, ikona argjentinase ka pasur shumë mundësi për të festuar para miqve dhe familjes. Djemtë e tij Ciro, Mateo dhe Thiago kanë luajtur një rol kryesor në “bëmat” e tij deri më sot, me familjen “Messi” duke shfrytëzuar maksimalisht pushimet verore në Amerikë, teksa merrnin pjesë në një sërë filmash të suksesshëm.
Duke shpjeguar festimet e tij dhe pse ato janë tani pjesë e një marifeti publicitar, Messi iu tha gazetarëve: “Tre djemtë e mi janë ende me pushime, nuk e kanë filluar ende shkollën, kështu që çdo natë shikojmë filma me superheronj të Marvel. Ata vijnë në stadium me idenë që unë të shënoj sa më shumë.
- Advertisement -
Po kështu, më kërkuan që sa herë të shënoj gol, të festoj me gjeste të superheroit të Marvel. Kështu filloi dhe e vazhduam ritualin. Sa herë që shikonim një film të ri, praktikonim një festë goli. Këto gjeste i bëj vetëm për ndeshjet në shtëpi, kur fëmijët janë këtu, pranë meje, që t’i ndajmë bashkë ato momente. Kur i shoh në tribuna, atëherë i bëj ato festime”.
Festimi i parë i Messit për Marvel erdhi kundër Atlanta United. Ai shtriu krahun ashtu siç bën Thor, kur i bën shenjë çekiçit. Sulmuesi 36-vjeçar më pas kryqëzoi krahët mbi gjoks, siç bën Black Panther, kur gjeti golin ndaj Orlando City, përpara se tundjen e rrjetës së kundërshtarit kundër Charlotte FC ta festonte në stilin Spider-Man.
Kishte sugjerime se Messi iu kishte ofruar reklamim personazheve të Marvel për shkak të një partneriteti komercial mes atij ekskluziviteti filmik dhe MLS-së, por i madhi i të gjitha kohërave është i etur të theksojë se ka një qasje më personale për festimet e tij.