Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të deklarohet për aksionin e sotëm të policisë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë lidhur me dyshimet për dallavere në rezervat shtetërore.
Pas konferencës ku u bë lanësimi i thirrjes për subvencionim të pajisjeve efiçiente për qytetarët, i pari i ekzekutivit u pyet disa here nga mediet për bastisjet e sotme.
Kurti pranoi te flas vetëm për lanësimin e thirrjes për subvencionim.
Ai tha se gjatë ditës do të deklarohet për temat tjera.