Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur gatishmërinë e qeverisë së Kosovës për t’i ndihmuar Greqisë me të gjitha mjetet e mundshme pas zjarreve të furishme.
Në një postim në Twitter, Kurti ka thënë se ndjehet i pikëlluar nga shkatërrimi dhe vështirësitë që zjarret kanë sjellë në ishuj
.
”Pamje shkatërruese nga Greqia që tregojnë zjarre të furishme. Shpresojmë për sigurinë e të gjithë të prekurve dhe jemi të pikëlluar nga shkatërrimi dhe vështirësitë që zjarret kanë sjellë në ishuj. Qeveria jonë është e gatshme të ndihmojë në çdo mënyrë që mundemi“, ka shkruar Kurti në Twitter.
Rreth 2,500 persona evakuohen nga Korfuzi shkaku i zjarreve
- Advertisement -
Gati 2,500 njerëz janë evakuuar nga Korfuzi, ka thënë një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve në ishullin grek./21Media