Qytetarët që për arsye të ndryshme, nuk mund të shkojnë në bregdet, pishinat në afërsi janë vend ku mund të freskohen. Ajo e Gërmisë mbetet një prej tyre. Kjo pishinë do të jetë e hapur deri në fillim të muajit shtator, varësisht nga kushtet atmosferike.
Pishina e Gërmisë, në këto ditë të nxehta vere, edhe është shndërruar destinacion të shumë qytetarëve. Temperaturat e larta kanë bërë që fluksi i vizitorëve të rritet. Ka prej tyre që këtë pishinë e shfrytëzojnë për t’u freskuar disa herë brenda javës.
“Që tri ditë jemi duke ardhë…nuk është shtrenjtë, por vikendi pak më shtrenjtë, 1 euro më shumë. Megjithatë për fëmijë të vogël me u kënaq, uji është i mirë, i cekët, nuk është thellë”, ka theksuar një vizitor për RTK-në.
Ka të tjerë që nuk janë të kënaqur me kushtet që ofron kjo pishinë. “Hera e parë që kemi ardhë…Hic kërku, qysh e kemi pritur nuk është”, tha pushuesi.
- Advertisement -
Koordinatori i kësaj pishine, Vullnet Mushiqa, thotë se javën e fundit ka pasur fluks të madh të vizitorëve jo vetëm gjatë fundjavës por edhe ditëve të tjera.
“Ndryshimet janë të mëdha nga vitet e kaluara duke filluar nga çadrat, shezllonet, uji është shumë me i pastë. Ka fluks më të madh sidomos këtë javën e fundit”, tha ai.
Pishina e Gërmisë do të jetë e hapur deri në fillim të muajit shtator, varësisht nga kushtet atmosferike.