Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka pritur në takim producentin e aktorin Gani Veseli dhe regjisorin Musa Isufi. Në kë takim u bisedua për filmat “I pa besi” dhe “Heshtja vret”.
Veçantia e këtyre dy rrëfimeve kinematografike qëndron te fakti që s’u është lejuar shfaqja e tyre në Luginën e Preshevës. Mirëpo ato do të shfaqen së shpejti në Prishtinë.
“Filmat “I pabesi” dhe “Heshtja vret” që janë financuar nga Qeveria e Kosovës si pjesë e mbështetjes për Luginën, së shpejti do të kenë premierën e tyre në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e ministrit Çeku.