Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Sport > Kelmendi: Kam stërvitur me bukë e djathë, ndonjëherë mish pule që e konsideroja luks
Sport

Kelmendi: Kam stërvitur me bukë e djathë, ndonjëherë mish pule që e konsideroja luks

Published 17/07/2023
Share
SHARE

Trajnerja e xhudos Majlinda Kelmendi ka dhënë një tjetër intervistë të gjatë, kësaj radhe për faqen zyrtare të Unionit Evropian të Xhudos ku ka folur për vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar gjatë karrierës së saj deri tek titujt evropian e botërorë.

Ajo ka thënë se përkushtimi i madh në stërvitje që nga fëmijëria ishte çelësi i suksesit të saj.

“Kur isha 15 vjeç, Kosova nuk ishte as shtet dhe nuk ishim pjesë e IOC, IJF apo EJU dhe unë ende stërvitesha e çmendur, e kam thënë shumë herë, por kur isha fëmijë, gjithmonë e kam pasur ndjenjën se do të bëhesha dikush kur të rritesha. Unë dhashë një intervistë në një program televiziv, isha 12 vjeç dhe u thashë se do të isha kampion bote dhe që atëherë e ndjeja gjithmonë këtë. Kjo është ajo që më bëri të stërvitesha shumë gjatë gjithë kohës dhe nuk mendoja për asgjë tjetër. Gjithçka që kisha ishte trajneri im, pa fizioterapi, pa psikolog, pa para. Dojo jonë në dimër ishte -10 gradë. Nuk kishim kushte, unë, trajneri im dhe një partner sparing. Tani, të rinjt kanë gjithçka. Të flesh në hotele me 5 yje, të udhëtosh kudo, por nuk mendoj se fokusi i tyre në stërvitje nuk krahasohet me atë se si isha unë, mendoj se shumë varet nga mediat sociale, kur isha e e, MSN messenger ishte trendi”, ka thënë fillimisht ajo.

Më pas ajo ka folur për problemet që ka derisa stërvitë xhudistët dhe xhudistët e rinj.

- Advertisement -

“Si trajnerë e re, e kam të vështirë ta bëj xhudistin të japë gjithçka, u themi stërvitjet fillojnë në orën 10:00, por ata nuk janë gati deri në orën 10:30, iu duhet kaq shumë kohë për t’u zgjuar. Unë shkoja një orë më parë vetëm për t’u përgatitur për stërvitje. Një trajner mund t’ju thotë se çfarë duhet të bëni, por edhe ju duhet të dëshironi ta bëni atë. Ne stërviteshim në Celje, flinim në një dhomë, pesë-gjashtë vajza në dysheme, hanim bukë e djathë tri herë në ditë, dhe po të arrinim të merrnim një pulë, o zot, ishte më e mira!”, theksoi më tutje ajo.

Kelmendi shton se fokusi i të rinjve në rrjetet sociale duke parë të tjerët po shkakton telashe në punën e tyre.

“Po, mendoj se tani atletët e rinj nuk shohin aq shumë veten, jetën apo punën e tyre, por janë shumë të zënë duke parë të tjerët. Xhudoja ime nuk ishte e tillë, kështu që ju me të vërtetë duhet të kuptoni se kush jeni dhe çfarë është xhudo juaj, në mënyrë që të mund të stërviteni për të, kujdesuni vetëm për veten tuaj”, ka thënë Kelmendi në fund.

KosPress Portal 17/07/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Nga IMPACT 2025, Kurti forcon lidhjet me SHBA – takim me Kerryn
Lajme 14/05/2025
Aeroplani 400 milionë dollarë nga Katari – Trump përballë kufizimeve ligjore
Lajme 14/05/2025
Biletat për ndeshjen Shqipëri–Serbi, FSHF sqaron procedurat
Sport 14/05/2025
Forcohet partneriteti ushtarak: Kosova dhe SHBA-ja nënshkruajnë marrëveshjen CISMOA
Lajme 14/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Sport

Biletat për ndeshjen Shqipëri–Serbi, FSHF sqaron procedurat

14/05/2025
Sport

Mbappé ‘Pichichi’ në fundin më të trishtuar – A e bëri Real Madridi lëvizjen e duhur?

13/05/2025
Sport

Kosova në FIFA: Nëntë vjet zhvillim, sfida dhe krenari

13/05/2025
Sport

El Clasico në ngjyrat blaugrana – Barça e mposht Realin

12/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?