Një sukses i madh për sportin e Kosovës vjen nga beach volle.
Kombëtarja e Kosovës në beach volley U22, në konkurrencën e femrave ka fituar titullin e kampionit në Kampionatin Ballkanik U-22 në rërë.
Dyshja Melirona Avdullahu/Yllka Jashari në finale kanë mposhtur kombëtaren turke me rezultat 2:1 në sete (21:19, 18:21, 15:4).
Ky eveniment joshës u mbajt në Shtip të Maqedonisë së Veriut, ndërsa dyshja Avdullahu/Jashari gjatë tri ditëve të garës kanë treguar lojëra cilësore.
- Advertisement -
Ndërkaq, në konkurrencën e meshkujve, dyshja Ermal Maliqi/Erion Bajrami arritën deri në finale, ku u mundën nga finale nga Turqia.