Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të pres sot në Tiranë krerët e vendeve të rajonit dhe komisionerin për Zgjerim në Bashkimin Europian, Oliver Varhely, takim që zhvillohet në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Shqipëri më 16 tetor. Ndërkohë, ende nuk është konfirmuar nëse do të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.
Pjesëmarrjen në këtë takim e kanë konfirmuar komisioneri BE-se Oliver Varheli, kryeministri i Malit të Zi, i Maqedonisë se Veriut, ajo e Serbisë, ndërsa duket se do të mungojë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. RTSH-së, bëri me dije një ditë më parë se Kosova do të përfaqësohet në këtë takim nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.
Kryeministri Kurti, sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, nga dje po merr pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që mbahet në Greqi e ku po marrin pjesë politikanë progresistë e akademikë të shquar.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar takimin joformal gjatë turneut të tij nëpër shtetet e Ballkanit Perëndimor, pak ditë më parë.