Inter Miami ka nënshkruar me mesfushorin Sergio Busquets pas largimit të tij nga Barcelona.
Njoftimi ka ardhur nga klubi amerikan.
“Inter Miami CF njoftoi (të dielën) se ka nënshkruar me mesfushorin legjendar spanjoll Sergio Busquets një kontratë që zgjatë deri në sezonin 2025. Futbollisti pritet t’i bashkohet ekipit në ditët në vijim”, ka njoftuar Inter Miami.
Tridhjetë e pesë vjeçari, i cili kishte kaluar të gjithë karrierën e tij si lojtar në “Nou Camp”, u largua nga Barça në fund të sezonit dhe do të ribashkohet me ish-shokun e skuadrës Lionel Messi, kalimi i të cilit në Miami u konfirmua njëzet e katër orë më parë.