Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas përplasjeve fizike që ndodhën këtë të enjte në Kuvendin e Kosovës.
“Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta!”, ka shkruar Rama në një postim në Twitter.
Ai ka thënë se të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit!
“Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës!”, ka thënë Rama.
- Advertisement -
![](https://kospress.net/wp-content/uploads/2023/07/kuredi.jpg)