Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në fitoren e Chicagos ndaj Montreal (3-0), në MLS.
Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, ka shënuar një supergol në fitoren bindëse të Chicagos.
Kosovari në minutën e 33-të realizoi një gol fantastik, derisa Shaqiri asistoi edhe në golin e dytë.
Ish-futbollisti i Baselit, Bayern Munichut, Interit, Stoke Cityt, Liverpoolit e Lyonit, po luan sezonin e tij të dytë në Amerikë dhe tashmë ai është një nga lojtarët më të rëndësishëm tek Chicago.