Një ditë pasi Qeveria e Kosovës ka treguar publikisht gatishmërinë për të kontribuar në shtensionimin e situatës në veri, që përfshin edhe zvogëlimin e menjëhershëm në masën e 25 për qind të prezencës policore në dhe rreth ndërtesave komunale, në Zubin Potok paraqitet situatë e qetë.
Përreth objektit të Komunës po qëndrojnë një numër i vogël i policëve të Kosovës, ndërsa mbrapa objektit vazhdon të qëndrojë Njësia Speciale e Kosovës.
Numër i vogël i protestuesve serbë janë mbledhur edhe të mërkurën para Komunës.
Kujtojmë se veprimet për të cilat është dakorduar Qeveria me qëllim të shtensionimit të situatës, pritet të finalizohen brenda një periudhe dyjavore.