Pas futjes në listën e sanksioneve amerikane, të drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë (BIA), Aleksandër Vulin, ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ajo në ‘Twitter’ ka shkruar se Vulini i shërbeu interesave malinje të Rusisë dhe krimit organizativ transnacional, duke minuar kështu rregullisht stabilitetin
“Vulin&co dëmtoi demokracinë dhe kërcënoi paqen në rajonin tonë. Ai i shërbeu interesave malinje të Rusisë dhe krimit organizativ transnacional, duke minuar kështu rregullisht stabilitetin. Unë përshëndes SHBA-në për vendimin për ta sanksionuar atë. Së bashku me aleatët tanë do të luftojmë ndikimin e aktorëve të tillë keqdashës”, ka shkruar Osmani në profilin e saj në “Twitter”.
Ndryshe sipas Thesarit amerikan, Vulin është përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”. “Këto marrëveshje korruptive lehtësuan aktivitetin malinj rus në Serbi dhe rajon”, u tha në njoftim.
- Advertisement -
Departamenti amerikan i Thesarit tha se nuk do të hezitojë që të shënjestrojë aktorët “që abuzojnë me pozitat e tyre për të përfituar duke minuar qeverisjen efektive dhe demokratike në Ballkanin Perëndimor”.
“Veprimet e sotme mbajnë përgjegjës Aleksandar Vulinin për veprimet e tij korruptive dhe destabilizuese që po ashtu kanë lehtësuar aktivitetet malinje të Rusisë në rajon”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare, Brian E.Nelson.