Në një intervistë të gjatë dhënë për El Paìs, mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka folur për karrierën e tij në fanellën e Los Blancos, me të cilën fitoi gjithçka.
“Kur mbërrita te Real Madrid mendova: Të shpresojmë të fitojmë diçka, ndoshta një Champions League. Vija nga një gjigant si Bayern, kisha idenë sesi të luaja për shumë vite, të gjeja vendin tim, të tregoja cilësinë time dhe të kisha një marrëdhënie të mirë me klubin. Prisja shumë, por jo kaq.”
Përmbysjet historike – “Të gjitha rikthimet kanë të bëjnë me psikologjinë. Pasi e keni bërë diccka të tillë shumë herë, besimi rritet dhe ekipi beson akoma më shumë.
Një gol apo një shans i humbur mund të ndryshojë gjithçka, edhe ndaj kundërshtarëve të fortë. Pas një goli në Bernabeu gjthmonë ka presion të madh. Aty ndodhin gjëra që nuk janë të natyrshme” – tha ai.