Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka shprehur keqardhje për ushtarin hungarez që u plagos në veri, e të cilit iu amputua këmba.
Njëherësh, Mehaj u ka uruar rikuperim 26 ushtarëve të tjerë hungarez të cilët u plagososen gjatë trazirave në veri nga bandat kriminale serbe.
“Shpreh keqardhjen time me rastin e pranimit të informacionit se ushtarit hungarez të KFOR-it, të lënduar nga ane e grupeve kriminale serbe gjatë protestave në Zveçan, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore është dashur që t’i amputohet këmba nga ana e mjekëve të Institutit Kombëtar të Rehabilitimit Mjekësor në Hungari. Uroj që 26 ushtarët tjerë hungarez të plagosur sa më parë të rikuperohen, e të vazhdojnë angazhimin e tyre në kuadër të misionit të KFOR-it”, ka shkruar ai.
Tutje, Mehaj u shpreh se grupet kriminale përgjegjëse për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it duhet të marrin dënimin meritor.
- Advertisement -
“Grupet kriminale përgjegjëse për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it duhet të marrin dënimin meritor, ngase dhuna është e papranueshme dhe asnjë formë nuk mund të zmbraps ushtrimin e rendit e ligjit, mjeteve demokratike të pakontestueshme, të drejta e të domosdoshme për sigurinë e vendit dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Mehaj.