Kombëtarja e Anglisë U-21 është kampion i Evropës.
“Tre luanët” në finalen e ‘Batumi Arena’ mposhtën Spanjën, me rezultat 1-0, ndeshje kjo e zhvilluar sot.
Një ndeshje emocionuese, shumë e luftuar, por që u shënua vetëm një gol. Curtis Jones në finish të pjesës së parë gjeti golin e fitores për Anglinë.
Spanja pati mundësin të rikthehet lojë, por Abel Ruiz dështojë nga pika e bardhë.
- Advertisement -
Anglia prek majat e Evropës pas 39 vitesh, duke fituar për herë të tretë këtë trofe.