Sot ka nisur Forumi i Dubrovnikut në Kroaci dhe Kosova po përfaqësohet nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Kryediplomatja kosovare, do të marrë pjesë në panelin, “Migrimi i fuqisë punëtore në Evropën Juglindore: Si të përfitoni sa më shumë prej tij”.
Në këtë forum prezent janë edhe dy emisarët nga Britania e Madhe dhe ShBA-të, Lord Stuart Peach dhe Gabriel Escobar, etj.
Mysafirët nga Evropa dhe ShBA do të priten nga nikoqirët e Forumit, duke përfshirë këtu edhe kryetarin e Kuvendit të Kroacisë, Gordan Jandrakovci, kyeministrin Andrej Plenkoviq, kryediplomatin Davor Bozinoviq dhe kryetarin e Dubrovnikut, Mato Frankovci, raporton RTKlive.
- Advertisement -
Ndryshe Forumi i Dubrovnikut është një konferencë e politikave e cila mbledh së bashku ministra dhe figura të larta politike për të diskutuar çështjet në agjendën aktuale politike globale.